Friday, September 16, 2011

 

                    Zahir Pajaziti                     

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1952Turuqicë, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.
Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.
Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.
Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.
Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.
Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.
Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.
Edmond Pajaziti,Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.Per te gjithe aktivitetin e tij ndihmen me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithe financimin e ka pasur nga ai.
Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

 


 Isa Kastrati


Isa Kastrati u lind më 9 Prill të vitit 1947 në fshatin HogoshtKomunës së Dardanës. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur si në aspektin kulturor, patriotik ashtu edhe në atë atdhetaro-kombëtar, thjeshtë rrjedh nga familja e cila kurrë s’pranoj ligjet e një shteti që njihej me emrin Jugosllavia.
Shkollën fillore Isa Kastrati e kreu në vendlindje-Hogosht ndërsa gjimnazin në Gjilan, më pastaj apsolvoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, Dega e Matematikës.
Demonstratat Studentore të vitit 1968, Isë Kastratin e gjejnë jo vetëm si pjesëmarrës aktiv por edhe si organizator direkt të tyre çka si pasojë e aktivitetit që kishte zhvilluar, arrestohet dhe dënohet nga me 60 ditë burgim ku afër kishte edhe shokët e idealit ; Rexhep Mala dhe Sami Dermaku.
E vuan dënimin dhe për të vazhduar punën e mëtutjeshme në sferën politike dhe atdhetare, fillon punën si Profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike të Gjilanit e pak më vonë edhe në gjimnazin e Dardanës.
Ndiqej dhe përcillej në çdo hap, nuk e kursenin kurrë as ata mercenarë dhe UDB-ash serbë e shqiptarë e këta të fundit e neverisëshin më së tepërmi, si pasoj e bindjeve të tij politike, dhe vizionit të tij patriotik e largojnë nga procesi edukativo – arsimor.
I larguar nga procesi edukativo-arsimor, Isa Kastrati detyrohet që edhe një herë të rifilloj jetën studentore por tani në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës Ruse, i vetmi drejtim që iu lejua, dhe diplomoi me sukses.
Gjatë një vizite që ia bëri i Ati Sabit Kastrati me të vëllanë (xhaxhain e Isës) Qemajlin, në stinën e Verës shohin dorëzat e zeza në duart e Isës, dorëza ato që ia mbulonin vrragët nga pasojat e torturave që po përjetonte dhe nga gjakderdhjet që ia shkaktonin ndytësirat fashiste.
Por çështë e vërteta se atdhetari, intelektuali, vizionari, strategu dhe simboli i rezistencës kombëtare Isa Kastrati as vitet me ato tortura mesë brutale në burg nuk e ndanë nga veprimtaria e tij atdhetare, ishte i dënuar me 6 vite me shume shokë të idealit Grupi i Adem Demaçit ku Isa Kastrati ishte në vuajtje të dënimit, pa dalur nga burgu dënohet edhe me 6 vite burgim si anëtarë i grupit në fjalë, në këtë grup ishin edhe Skënder Kastrati (djali i Muharrem Fejzë Kastratit), Rexhep Mala, Sami Dermaku e shumë të tjerë.
Ndonëse i pjekur nga të parët që burgun e shtetit serbo-sllav e kishin si shtëpi të dytë, Isa Kastrati dënohet edhe për të tretën herë pa dalur fare nga burgu, dënohet me 3 vite e gjysmë, kësaj radhe me pretekst që shkaku i pakënaqësive kishte qëndruar 21 ditë në grevë urie, dhe pas një përleshje me gardianët e burgut e dënuan sërish pa dalur nga ato dyer të ndyta. Qëndroj plot 10,5 vite i burgosur por i pathyeshëm dhe thoshte përherë se për mëmëdheun duhet bërë edhe më shumë andaj kurrë nuk ra nën ndikim të provokimeve të cilat ia bënin qoftë serbët apo edhe mercenarët shqiptarë.
Me 17 korrik 1986 lirohet nga burgu i Spuzhinit te Podgoricës. Në fund të këtij viti Isa Kastrati martohet me Tevide Pllanën nga Kastrioti ku gjatë 13-të vitesh martesë, lindin 7-të fëmije nga të cilët fëmiju i parë iu vdes ndërsa 5 djemtë dhe vajza janë me plot shëndet e plot krenari për veprën e të Atit dhe të parëve të tyre.
Isa Kastrati i donte shumë fëmijët dhe paralel kohës që jetonte dhe situatës që ndodhej Kosova, Emrat e fëmijëve i pagëzonte dhe i lidhte ngushtë me vlerat e tokës amë, Lirisë, Qëndresës, Gëzimit, Krenarisë dhe Festimit të Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe përgjithmonë jashtë kufijve të Serbo-sllavisë fashiste.
Megjithëkëtë, edhe pas daljes nga burgu (pas 17 korrikut 1986), ndiqej dhe përcillej në çdo hap nga Shërbimi Sekret i Punëve të Mbrendshme dhe e lodhnin me të ashtquajturat ”biseda informative” nga të cilat rëndom edhe kërcohej me likuidim fizik, gjë që s’ju trembej syri kurrë këtij atdhetari ngase për realizimin e synimeve atdhetare kishte mësuar nga të parët dhe të thyhet s’lejoi në asnjë moment te jetës së tij.
Një vit pas daljes nga burgu, në vitin 1987, Isa Kastrati me familje vendoset në Prishtinë, filloj me një përkushtim studimet posdiplomike në Degën e Gjuhësisë dhe la të papërfunduar edhe dorëshkrimin e Magjistraturës që e kishte përgatitë me një dëshire dhe përkushtim të veçantë.
Gjatë periudhës kur nuk kurseheshin as shkollat shqipe nga gjakpirësit shekullor, për shkak të mospranimit te ligjeve të Arsimit Serbosllav, Shkollat mbylleshin dhe nxënësit dëboheshin me gjithë mësimdhënësit e tyre, këtë kohë, shtëpia e Isës u shndërrua në vatër diturie, në shkollë ku mësimet i ndoqën nxënësit e Gjimnazit “Dr. Ali Sokoli”, në këtë periudhë Isa Kastrati punonte në Kshillin Komunal të Financimit dhe njëkohësisht edhe në SHMT “28 Nëntori në Prishtinë.
Rrëzimi i regjimit komunist dhe dalja në skenë e LDK-së si lëvizje gjithëpopullore e gjejnë Isa Kastratin si aktivist me plot energji, ishte dy mandate Kryetar i Degës së III-të të LDK në Prishtinë. Më pastaj ishte edhe Kryetar ndërpartiak për Degët e LDK për Prishtinë dhe Gollak.
Isa Kastrati iu përkushtua me tërë qenien lëvizjes politike për Çlirimin Kombtar, ndihmoj fuqishëm Lëvizjen Studentore që i kishte dhuruar aromë dhe energji të re.
Në vitin 1997 ishte ngushtë i lidhur me shumë veprimtarë si : Hazir Borovci, Gani e Mustafë Sopi, Sali Mustafa, Ibrahim Mehmeti, Sejdi Matoshi, Sabit Krasniqi, Nezir Gashi, Shyhrete Kastrati e shumë te tjerë, që të gjithë shokë të një ideali e të një gjuhe “Çlirimin e Kosovës nga Okupatori i ndytë Serbo-sllav”.
  • Isa Kastrati ishte organizator i dy protestave të Marsit të vitit 1998 (kryetar i këshillit organizativ të demonstratave të 2 dhe 9 marsit 1998) bashkë me veprimtaren dhe humanisten Flora Brovina në Prishtinë kundër masakrave qetnike në Çirez e Likoshan.
  • Dalja në skenë e UÇK-së dhe fillimi i rezistencës së armatosur e inkurajojnë mbarë familjen Kastrati e cila në radhët e UÇK-së radhiti tetë(8) anëtarë të familjes.
  • Shtëpia e Isa Kastratit në këtë periudhë kohore sa ishte në vatër diturie-shkollë , u shndërrua edhe në shtëpi strehimi ku gjetën strehim mbi 20 familje me mbi 100 anëtarë, në shtëpinë e tij e cila u ba edhe shtëpi shëndetësore u shëruan nëntë ushtarë të UÇK-së, ndër të strehuarit ishte edhe famë e Dr. Lecit (Lec Gradica) për të cilin pas vrasjes dhe masakrimit të tij, në shtëpinë e Isës edhe bëhet pritja e ngushëllimeve.
  • Pas dhunës së egër të pushtuesit barbar, nga Drenica dhe viset tjera të Kosovës, filloj zhvendosja e qindra banorëve në drejtim të Kryeqendrës sonë, me iniciative të Isa Kastratit themelohet Këshilli i emergjencës për Prishtinën me çrast e zgjedhin Kryetar të Këshillit ku energjia e palodhshme e detyronte që natë e ditë të ndihmojë të zhvendosurit në të gjitha format që kërkohej.
  • Përkundër ndihmave dhe punës në këshillin e Emergjencës, Isa Kastrati me guxim të pashoq organizonte dhe masivizonte strukturën ushtarake të UÇK-së në Prishtinë dhe rrethinë me emrin “Guerilja B I A – Baza –Skifterat në qytetin e Prishtinës. "BIA" e emëruan kështu në shenje respekti të heronjve të kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.
  • Isa Kastrati-“GACA” bashkë me veprimtarët Hazir Borovci (ish anëtar i guerilës "BIA"), Gani Sopi e Sabit Mshica arrestohen në vitin 1998-të, pas një keqtrajtimi jo njerëzorë dhe brutal, dënohen me nga 30 ditë burgim, dënimin e vuajnë në burgun e Lypjanit. Ndonëse i dërmuar nga torturat , megjithëkëtë Isa Kastrati dhe shokët e tij s’u gjunjëzuan dhe ngelën të pamposhtur para fytyrave gjakpirëse dhe s'mundën t’ia dalin të mësojnë diçka për Guerilën “BIA” të Prishtinës.



Rënia e Isa Kastratit tronditi thellë zemrat e shokëve, bashkëluftëtarëve e në veçanti preku thellë Familjen Kastrati nga Hogoshti, Dardana, Gjilani, Prishtina, Tetova e Shkupi, Zvicra e deri në SHBA-në e largët.
Megjithëkëtë Isa Kastrati do të kujtohet përherë si shembull i krenarisë Kombëtare, si intelektual dhe luftëtar i cili ishte origjinal në jetë dhe origjinal në mendime, shumë - dimensional, trim e human me virtytet më të larta të një atdhetari.
Në shenjë të respektit dhe dashurisë, në shenjë nderi dhe krenarie, emri i Isa Kastratit ndodhet gjithkund i shënuar me germa të arta, rruga e cila nisët nga varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e deri tek lagjeja e Spitalit, lidhët me rrugën “Muharrem Fejzë Kastrati”, pra bashkohen Nip e Xhaxha pikërisht në at kryqëzim rrugësh në Prishtinën e lirë, në qendër të fshatit të lindjes në Hogosht, iu është ngritur përmendorja, ndërkaq Dardana ka edhe Shtëpinë e Kulturës me emrin e të madhit Isa Kastrati. Me rastin e 10 vjetorit të ditës së çlirimit të Hogoshtit, me 15 qershor 2009 në fshatin Bujnoc që ndodhet në periferi të fshatit Hogosht në prani të një delegacioni nga Komuna e Dardanës, përfaqësues të fshatit Prekaz nga Drenica, deputetë e shoqata të dalura nga UÇK-ja dhe nga një prani e shumë qytetarëve të viseve të ndryshme të Kosovës u zbulua pllaka përkujtimore "Brigada 172 Isa Kastrati".
Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptar.Koshare.

Pjesa e I

Pjesa e II



Pjesa e III


Wednesday, September 14, 2011

 Salih Çeka 1956-19.04.1999

Komandantët u bën bashkë për lirinë e Kosovës


Sali Çekajt, Rrustem Berisha, Agim Ramadanin, Anton Quni, si dhe eprorët tjerë ushtarakë arritën të thyejnë kufirin e mallkuar midis shqiptarëve në. Sali Çeku dhe Agim Ramadani gjatë gjithë rezistencës së tyre në Kosharen Legjendare dhe fronte të tjera në Kosovë kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ishin shokë dhe luftëtarë të pandashëm, largpamës, vizionar, strategë të rezistencës në betejat e mëdha për çlirimin e Kosovës dhe atdhetar të paepur… Të gjithë juve që keni luajtur dhe po luani me emrin dhe kontributin e të madhit Sali Çekut dhe të tjerëve më në fund po u pyesim a nuk doni, apo nuk dini të flisni për kontributin kaq të madh të rezistencën të Sali Çekut.
Thyerja e mitit të ushtrisë serbe në Koshare
Pra, Sali Çeku me aktivitetin e suksesshëm të rezistencës aktive që e beri gjatë dy dekadave të fundit, deri në momentin e fundit në Loxhën dhe Kosharen legjendare, ku me 19 prill të vitit 1999 të Rrasa e Zogut në Alpet Shqiptare, duke luftuar gjoks për gjoks dhe fyt për fyt me forcat e armikut shekullor pa pritmes e godit me një plumb, ku ra si hero i vërtet në fushën e mejdanit, për çka në kujtesën e forcave progresive që e njohin të vërtetën dhe kontributi e të madhit Sali Çekut si intelektual, kuadër ushtarak, mirëpritës dhe ndihmaqar për Kosovën dhe popullatën e saj, për çka rezistoi në forma të ndryshme më shumë së dy dekada mbetet në kujtesën tone si figurë e madhe politike dhe ushtarake.
Është interesant të përmendim së përvjetorët, epopetë, akademitë dhe shumë manifestime të tjera që u organizuan dhe u mbajtën anë e këndë Kosovës, në njëmbëdhjetë vitet e fundit shumica e folëseve në fjalimet e tyre asnjë herë nuk u shkoi mendja që ta përmendin rezistencë e përbashkët, mikpritjen, ndihmën e madhe shqiptare dhe përcjelljen andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar të madhin Adem Jasharin me guerilen e rezistencës së tij. Në mesin e shumë luftëtarëve të gueriles shqiptare ishte edhe Adem Jashari me bashkëluftëtaret e tij të cilët bashkë me Sali Çekajt një kohë të madhe e kaluan nëpër odat e kullave të rezistencës shqiptare në fshatrat Voksh, Pobergjë, Beleg, Drenoc, Junik e shumë lokalitete tjera të komunës së Deçanit, ku Adem Jasharit iu bë një pritje dhe përcjellje e madhe shqiptare të cilën dinë ta bëjnë vetëm familjet bujare në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Për fat të keq këtë mikpritje dhe ndihme të gjithanshme shqiptare të cilën Sali Çekajt ia ofroi Adem Jasharit dhe bashkëpunëtoreve të tij askujt nuk i shkoi ndër mend të përmend kontributin e të madhin Sali Çekajt, gjë që mjaftë e ka irrituar familjen e themeluesit të parë të njësive të gueriles shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovës.
Gjendja e mjerueshme kompleksit të varrezave të dëshmoreve në Kosharen legjendare?!
Është koha që pa marrë parasysh përkatësive partiake për të mirën e Kosovës dhe popullatës së saj të tregoni dashuri ndaj njeri-tjetrit, respekt ndaj Sali Çekajt. Respekt ndaj luftëtareve, heronjve, komandantëve, ushtarakëve dhe familjeve të tyre, të cilët pas veti kanë lënë shumë fëmijë pa baba, shumë gra pa bashkëshort, shumë nëna pa djem dhe pa ndihmën e tyre… Të gjitha këto vepra të mëdha me të cilat sot mburrem të gjithë ne me në fund liderët e partive politike dhe të tjerët, të cilët deshën e nuk deshën duhet të përulen para të madhit Sali Çekut i cili ka ndihmua sjelljen e armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tij anë e këndë Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo figure e rezistencës së madhe shqiptare me dhjetëra here ka pritur dhe organizua mikpritje të madhe për të madhin Adem Jashar dhe njerëzit e tij dhe të tjerëve nga Prishtina, Podujeva, Gjilani e vende të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Duke u bazuar në këto dhe shumë kontribute të tjera të gueriles shqiptare deçanasve në krye me të madhin Sali Çekun për të cilat nuk flasin ata që duhet të flasin janë të zhgënjyer anëtaret e familjeve të gueriles shqiptare , të cilat me të drejt pyesin krerët e disa partive politike, strukturat udhëheqëse të organeve shtetërore Kosovës, ato të komunave dhe të tjerët, pse që njëmbëdhjetë vite radhazi në përvjetorët, festat shtetërore, ditëlindjet e komandanteve, zbulimin e shtatoreve, lapidareve, pllakave përkujtimore në Kosovë, e sidomos në regjionin e Drenicës asnjëherë nuk u ra në mend të përmendim emrin e të madhit Sali Çekut dhe gueriles deçanasve për ndihmën, mikpritjen e madhe shqiptare dhe përcjelljen besnike që u bënë kalimin andej dhe këndej kufirit me dhjetëra herë dhe kontributin e madh që e dha për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës, e sidomos Adem Jasharit më shokë.
Krenaria është edhe më e madhe, sepse pas shumë zhagitjeve Salihu ynë u kthye në mesin tonë. Erdhi për të qëndruar për gjithmonë në qendër të qytetit turistik-Deçanit me shtatoren e tij me qytetaret dhe bashkëkombësit që shumë e deshën dhe i deshi në kohen kur punoj si jurist dhe kryetar pranë Gjykatës komunale, Komitetin komunal në ente dhe institucionet tjera të komunës së Deçanit… Por, sa është respektua Sali Çekajt me shokët e rezistencës tregon shembulli se si varrezat në kompleksin e KOSHARËS LEGJENDARE janë lënë nën mëshirën e stihisë, për çka edhe Alpet shqiptare në krye me Gjeravicen po derdhin lot krokodili, e për këtë fajin kryesor e mbanë qeveria , parlamenti dhe strukturat tjera më të larta të Kosovës, të cilat për dikë po tregohen nënë, e dikë tjetër njerkë . Për Sali Çekaj kemi shumë për të folur, por kemi edhe shumë për të pyetur…,por edhe shumë çka të themi… Për të gjitha këto ka ardhur koha që të flasin shokët e tij të luftës Rrustem Berisha , Anton Çuni, Fadil Hadergjonaj dhe shumë luftëtarë, shokë dhe historianet e Kosovës... Familja e Sali Çekut, kërkonë që pas dymbëdhjetë viteve lirie më në fund kërkohet që të përfillen amanetet e të madhit Sali Çekajt, të mos lejohet përlloçja e gjakut dhe sakrificat e tij dhe gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës martire kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Betejat legjendare në Loxhë dhe Koshare, ku me armiku në këto dy beteja u takua me forcat e UÇK- së fyt për fyt dhe gjoks për gjoks të cilat pësuan humbje me të rëndë të cilën nuk do ta harrojnë kurrë.

Bashkëpunimi me Adem Jasharin e Zahir Pajazitin

Në grupin e parë, thotë në vazhdim Kastriot Hoxha krahas komandantit Sal Cekajtt veprojë edhe Zahir Pajaziti, Zymer Luli, Kadri Gubetini, Bashkim Leci, Shemsi Krasniqi e tjerë. Rreth 60 veta, ndërsa në grupin e dytë ishin Adem Jashari, Ilaz Kodra, Murat e Sahit Jashari, Adem Dërguti, Osman Ferizi, Shkelzen Gjonaj, Ilmi Peci, Ramadan Begu, Sami Tahiraj, Isuf Ismajli, Nazmi Bajrami, Ekrem Sheholli, Faton Gajtani, Hasan Ferizaj, Xhavit dhe Naim Gubetini- gjithsej 65.
Beteja e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri
-Ne mërgimtaret vazhdimisht nëpërmjet tubimeve dhe manifestimeve të ndryshme, thonë bashkëbiseduesit tanë,t vazhdimisht e kujtuam dhe do ta kujtojmë birin e Betejës së Koshares, prijësin e saj Sali Çekajn, i cili hyri në përjetësinë e kombit duke e shembur njëherë e përgjithmonë murin e zi shqiptaro shqiptar.
Sali Çekaj si veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e, ushtarak vizionar, u detyrua të strehohej në Perëndim, për shkak të presionit e të përndjekjes që i bënte regjimi okupues, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur, pasi që Serbia ia kishte mbyllur portën çfarëdo zgjidhjeje me mjete politike e paqësore.
Sipas traditës sonë të pasur etno -kulturore, përherë janë cilësuar “burra të dheut", ata të cilët kanë luftuar me guxim e trimëri të pashoqe. Ndërkaq për vetë fitoren në Betejën e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998 '99, "ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës"... Në bisedën e gjatë të cilën e zhvilluam këto ditë në Zvicër me bashkëpunëtoret më të ngushtë të Sali Çekajt: Saim Tahiraja, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën dhe të tjerë na thanë:” Ne pjesëtaret e grupit të gueriles shqiptare që punuam dhe rezistuam ditë e nate në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë nëpër shi, borë, ferfllazë, pa bukë, pa ujë dhe rreziqe të cilat na përcjellshin në çdo hap edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme edhe sot jemi aty ku ishte komandanti i ynë legjendar i madhi Sali Çekajt, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me LDK-në e cila në asnjë moment nuk do të ndalemi për të thënë të vërtetën e luftës së fundit dhe atë me këmbëngulje. Partia më e madhe në Kosovë, LDK në krye me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin ka qenë dhe mbeten motori i i të gjitha ngjarjeve të suksesshme politike dhe ushtarake që u zhvilluan në Kosovë dhe diasporë para dhe pas luftës. Këto dy figura të mëdha të popullit shqiptar në Kosovë me punën e tyre të palodhshme me dy korrik në Kaçanik e shpallen kushtetutën e Kaçanikut, Referendumin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 si dhe zgjedhjet e para presidenciale.
Adem Jashari me Xhafer Zenen kishin ardhur në kullën e Lush Tahirajt
Më të marrë- vesh për arritjen e armatimit në familjen e Lush Tahiraj në fshatin Beleg të komunës së Deçanit Adem Jashari me Xhafer Zenën nga Drenica legjendare dhe Prishtina me automobilIn e tyre arritjen në shtëpinë e Lush Tahirajt, ku nga njësiti i gueriles deçanasve në krye me Sali Çekun iu organizoi një pritje e madhe shqiptare. Në oden e burrave të kullës të Lush Tahirajve komandanti Adem Jashari nga Sali Çekajt u njoftua me aksionet e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tyre në Kosovë dhe Maqedoni dhe përgatitjet që janë duke u bërë në Rrafshin e Dukagjinit dhe komunën e Deçanit për fillimin e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo çetnike . Pas gjithë këtij muhabeti dikur në orët e vona të natës Adem Jashari me Xhafer Zenën dhe ndihmën e aktivisteve deçanas në automjetin e tyre u ngarkuan katërdhjetë kallashnikov, bombe dore, municion dhe material tjetër luftarak. Anëtaret e njësive guerile nga Deçani në atë moment i sugjeruan Adem Jasharit që të këtë kujdes gjatë rrugës së rrezikshme në relacionin Beleg- Deçan-Pejë- Klinë- Komoran- Gllogovc- Skenderaj- Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë... Adem Jashari duke u falënderua për mikpritjen dhe përcjelljen e madhe shqiptare që ju bë në kullën e Lush Tahiraj, në fshatin Beleg të komunës së Deçanit dhe për sigurimin e armatimit dhe përcjelljen njësitit të gueriles deçanasve ju falënderoi për brengosjen që keni për ne, por ju garantoi së nuk ka djalë nëne që Adem Jasharit mund t’i dalë përpara... Juve që e harruat mirëpritjen e madhe shqiptare dhe ndihmën që u afroi i madh Sali Çeku me elitën e rezistencës shqiptare të deçanasve po ju njoftojmë gjithashtu se ky burrë me elitën e vet gjatë viteve 1991/1998 Adem Jashari dhe shumë jasharajve të tjerë nga Kosova, Maqedoni dhe vendet tjera organizoi pritje, strehime, përcjellje, biseda, planet luftarake që u përpiluan në kullat e fshatrave Voksh, Pobergjë, Dranoc, Kodrali, Pobergjëç, Junik e lokalitete të tjera në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu i madhi Sali Çeku me njerëzit e njësive guerile me dhjeta here Adem Jasharin dhe njerëzit e tij besnik dhe shumë të tjerë nga anët e ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë u ka prirë dhe përcjellë me besnikëri me të madhe, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar me dhjetëra herë.


Sali Çekaj ishte figurë emblematike e rezistencës shqiptare në Kosovë


Tipar i veçantë i tij ishte këmbëngulja, nuk zmbrapsej edhe kur e injoronin, edhe kur me qëllim nuk e përkrahnin, edhe kur e nënçmonin, vizioni i tij nuk ishte kacafytja dhe lakmia, kurrë nuk e mendonte të futej në histori, as atëherë kur së bashku me Agimin dhe trimat tjerë e të rezistencë shqiptare theu mitin e kufirit midis shqiptarëve.
Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme.
Përsëritja tragjike e historisë
Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës.
Nuk dua të vritem në Prishtinë. Në Prishtinë është madhështi të vdiste, por është mallkim të vritesh, sepse ajo vrasje do të ngarkonte me mallkim të përhershëm çdo shqiptar dhe vet Kosovën”. Vrasjet- fatkeqësisht filluan në Tiranë dhe përfunduan në rrugën automobilistike Deçan- Pejë në afërsi të fshatit Raushiq, por edhe mallkimi ndodhi dhe barrën e tij të rënde po e bartim si komb edhe sot, dhe do të vazhdojmë ta bartim gjere sa e verbëta të mos dali në sheshe dhe atë ta gjykojmë dhe dënojmë si komb”, përfundoi z. Saim Tahiraj .
Me guximin e pashoq dhe trimërinë e rrallë, bashkoi dijen dhe pushkën,
Agim Mehmeti, ish zëvendës ministër i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, thotë: Penda dhe pushka e Sali Cekajt ishin dy elemente që i kishte gjithmonë parasysh. Me pendë, synonte dijen, me pushkë çlirimin dhe mbrojtjen e atdheut. Tipare këto që shumë burra të dheut të Rilindjes sonë kombëtare, por edhe të historisë sonë të mëvonshme nuk i arritën në tërësi. Ai me guximin e pashoq dhe trimërinë e rrallë, bashkoi dijen dhe pushkën, Tipar i veçantë i tij, që mund ta kenë vetëm talentet e rrallë dhe atdhetarët e devotshëm, ishte këmbëngulja e tij. Ai nuk zmbrapsej edhe kur e injoronin, edhe kur me qëllim nuk e përkrahnin, edhe kur e nënçmonin. Vizioni i tij nuk ishte kacafytja dhe epshet e çoroditura për lakmi, pasurim në kurriz të popullit e famë të rrejshme. Ai kurrë nuk e mendonte të futej në histori. As atëherë kur së bashku me Agimin dhe trimat tjerë e të rezistencë shqiptare theu mitin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Sali Çekaj i dha shembull kombit se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu. Fatkeqësisht, çdo gjë që është e çmueshme dhe e bukur zhduket shpejt. Kur Sali Çekajt më së shumti i nevojitej vendit dhe popullit të vet, ra si një meteorit që shndrit fuqishëm qiellin dhe zhduk shpejt. Por a zhduket puna dhe sakrifica e tij ? A po përkrahet apo harrohet vizioni I tij ? A po vazhdohet rruga e mundimshme e Salihut me shokë ,apo çdo gjë po mbulohet me barin e harresës dhe me shtrembërimin e historisë së vërtetë. A thua Salihu dhe gjithë ata që u sakrifikuan e donin vendin dhe popullin tone në këtë gjendje që është sot? përfundoi z. Agim Mehmeti. Edhe ushtaraku Kastriot Hoxha, oficeri i Ministrisë së Mbrojtës së Shqipërisë i viteve 90-ta, nën përkujdesjen e të cilit i kishte kryer stërvitjet ushtarake Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, e tjerë në me tjerash na tha: “ Liria e Kosovës erdhi falë gjakut të Salihut Cekajt- Adem Jasharit dhe Zahir Pajazititi dhe shumë patrioteve të tjerëve”...
Më lejoni, që në emër të ish kolegëve të mi- na tha ne vazhdim të bisedës Kastriot Hoxha nga Ministria e Mbrojtjes në periudhën shtator-nëntor te vitit 1991 në Burrel, që përgatitën, organizuan dhe drejtuan stërvitjen e djemve të ardhur nga Kosova e vise të tjera etnike të Shqipërisë, të përshëndes të gjitha familjet e pjesëmarrëseve ne këto stërvitje. Fal Marrëveshjes të shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës, presidentit Rugova, u realizua stërvitja për përgatitjen e komandantëve të parë të Kosovës, me përgjegjësi, komandanti Sali Çekaj për të dy grupet, i cili u stërvit dhe vetë në grupin e parë. Gjatë trajnimit u konstatua një interesim dhe përkushtim nga të gjithë pjesëmarrësit, për të përvetësuar çdo element taktik, teknik dhe përdorimit të llojeve të ndryshme të armatimit. Këta djem për një kohë të shkurtër arritën rezultate shumë të mira- na tha Kastriot Hoxha në vazhdim të bisedës sonë. Këta trima duke qenë të etur për të përvetësuar gjithçka për organizimin dhe drejtimin e luftimit dhe për të kryer veprime në fushën e luftimit. Sali Çekaj së bashku me kolegët e tij të zyrës së atashuar në Tiranë, nuk pushon së punuari për të zgjeruar bashkëveprimin me udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare. Ata arritën të siguronin mundësinë e kalimit nëpërmjet kufirit me grupin e dytë prej tridhjete e tre veta me një sasi armatimi dhe municioni sa ishte e mundur të transportohej me krah.

Veproi si politikan, gueril, ushtar, komandant...

Sali Cekajt Ishte njëri ndër themeluesit e LDK- së dhe pluralizmit në komunën e Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Sali Çeku ishte njëri nder hartuesit kryesor të Statutit komunal të Deçanit në bëz të Kushtetutës se Kaçanikut.
Ndjekja nga shërbimi sekret serb
Të gjitha këto aktivitete dhe shumë të tjera, Sali Çekajt e vejnë në shënjestër të UDB-ës Jugosllave e cila e gjurmonte hap pas hapi edhe një ditë udbashet të cilët u vërsulen për ta arrestuar, por falë shkathtësisë së tij dhe shokëve, ai arrin të shpëtojë dhe emigroi në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani e vazhdon aktivitetin e tij të ngjeshur politik në degën e LDK-së. Krahas aktivitetit politik në këtë degë ai vazhdon edhe  atë ushtarak pranë Ministrisë së Mbrojtës të Republikës së Kosovës. Pas një marrëveshjeje në mes të udhëheqjes së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për stërvitje ushtarake të rinjve nga Kosova dhe trevat shqiptare- na tha në vazhdim të bisedës Saim Tahiraj- Sali Çekajn e gjejmë ndër të parët në këto stërvitje, edhe pse  kishte njohuri të mjaftueshme profesionale, sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i tij ishte që krahas stërvitjeve taktike dhe fizike të njihej për se afërmi me të gjithë shokët me të cilët më vonë do të bëheshin bartësit kryesor të ngjarjeve të mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjerë te lufta e hapur. Të dy grupet, tashmë të njohura për opinionin Shqiptar: Si grupi i parë në përbërje të cilit ishin heronjtë e kombit Sali Çeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dytë që në mes kishte edhe heronjtë Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe të tjerë, ishin edhe do të mbetën bazamenti kryesor mbi të cilën u ndërtua e gjithë lufta e armatosur çlirimtare e Kosovës, por me themelet e nisura në Rrafshin e Dukagjin, Drenicë dhe regjionin e LLapit. Fillimi i saj nisi në dhjetor të vitit 1991, kur këta trima të armatosur thyen kufirin shqiptaro-shqiptar nën komandën e Sali Çekut dhe u futën në Kosovë, duke u shpërndarë në të gjitha trevat shqiptare- ku organizuar fillimin e luftës së armatosur për të mos e ndalur deri në çlirimin definitiv të vendit. E tëra kjo luftë që nga Shqipëria në vitin 1991 për Kosovë e deri sa përfundoi në vitin 1999. Sali Çeku ka lënë gjurmët e veta herë si politikan, herë si gueril, herë si ushtarë dhe komandant. Të gjitha këto i them me guxim- na tha ne vazhdim të bisedës – Saim Tahiraj, si bashke luftëtar i tij. Kemi argumente për t’i vërtetuar me konkretisht të vërteta shumë te madhe mbi të cilën do të ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën fundit në Kosove. Ata që i ceka më lartë ishin nismëtaret e parë të luftës në Kosove dhe Sali Çeku ishte komandanti i parë i kësaj nisme, i cili nuk e ndali kurrë rezistencën deri në rënien e ti heroike si komandant në Koshare. Të gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosovë u kryen nga këta trima të udhëhequr dhe koordinuar nga tre kolosët: Sali Çeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.
Sali Cekaj ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe pat thënë Tahir Zemaj
Çdo  veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Rrafshin e Dukagjit në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekajt. Sado që elita e kuqe pansllaviste po tenton këtë dhe disa të tjerë t’i eliminojë prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritët edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrirë dhe përqafuar në tërë hapësirën Shqiptare dhe bëhet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjerë- Sali Çekajt lufta e hapur e gjënë në majat e organizimit ushtarak pran Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Çeku së bashku me shokë vuri bazat e para të këtij organizimi në Rrafshin e Dukagjit. Nga muaji prilli e vitit 1998 ai së bashku me Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhën e shumë shokë të tjerë shtrinë këtë organizim në regjionin e Rrafshit te Dukagjinit, ku më vonë do të vendoset Shtabi me të tri Brigadat Operative 131, 133,134 të komanduar nga komandanti Tahir Zemaj, i cili sa herë fliste për Sali Çekun, fliste me pietetin më të lartë dhe thoshte; “Unë kam qenë Komandant i Dukagjinit, por Sali Çeku ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe në Rrafshin e Dukagjit e më gjerë”. E unë, lirisht mund të pohoj se baza e rezistencës të UÇK-së në Tropojë për shpërndarjen e armatimit, vija e furnizimit përmes Vokshit që komandohej nga komandant “ Guri “- Adem Ukhaxha, baza në shkollën e Viqidolit, ku vendos komanda e udhëhequr nga Tahir Zemaj, mbi njëqind ushtarë që Rrustem Bruçi me shokë e rezistencës i sollën nga Kosova në Shqipëri me të cilët u formuan këto tri brigada operative, të cilat vijën e furnizimit me armatim e kishin nga shtetet perëndimore ishin rezultat i punës se Sali Çekut me shokë. Pas futjes së njësive operative në Kosovë nën komandën të Tahir Zemes, Sali Çekajt në Kosovë pati rol kyçe në komandën e këtij shtabi, ai ishte edhe komandant i Brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa beteja si ajo e fshatrave Llukë dhe ajo e Loxhës në të cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashke ideatori me i ngushtë i Sali Çekajt, Rrustem Bruçi, Hilmi Surdulli e tjerë. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shumë pengesa serioze nga Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në mes të Ministrisë të Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës u arrit një marrëveshje në Oslo, e që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurrë nuk e respektoi këto vendime. Ai në vazhdimësi e ka ka shkaktuar pengesa shumë serioze në terren. Kështu, në këto rrethana ndodhi akti më i shëmtuar i historisë së luftës së fundit çlirimtare të Kosovës- duke bërë atë në kryeqendrën e Shqipërisë - Tiranë, ku e vranë Ministrin e mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles  si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz  Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës. (vijon)
Legjenda: Sali Çekaj në takim me prof.dr. Fehmi Aganin dhe bashkëpunëtorë në zyrat e LDK-së

Sulmi i parë mbi forcat serbe nga grupi i Llapit

Aty e lanë armatimin dhe u ndanë në tri grupe: Grupi i parë udhëtoi dhe u vendos në kullën e rezistencës të Lush Tahirajt në fshatin Beleg, grupi i dytë me ndihmën e qerreve të kuajve dhe të Bajram dhe Selim Tolajt nga fshati Pobergjë shkuan dhe u vendosën në kullat e familjeve të rezistencës Osmon, Hasan Ferizaj dhe Shkelzen Gjonit në fshatin Kodrali të komunës së Deçanit. Më vonë pas shpërndarjes së armatimit duhet theksuar se grupi i rezistencës në regjionin e Llapit e kreu sulmin e parë në Kosovë mbi punktin e policisë serbe. Po ashtu edhe Sali Çekaj me njerëzit e rezistencës organizuan pusi mbi patrullën e policisë në aksin rrugor Deçan- Lumbardh , stacionin e policisë në fshatin Irzniq dhe komplekset e shtëpive serbe në afërsi të fshatrave Rastavicë dhe Junik, ku ishin të vendosura me qindra familje serbe të ardhura nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë me të vetmin qëllim për t’i sllavizma fshatrat që shtrihen rreth kufirit shqiptaro-shqiptar dhe aty me e krijua një tampon zonë të banuar kryesisht me popullatë serbe. Në këto momente të vështira në shtatë fshatra të banuara kryesisht me popullatë shqiptare në komunën e Deçanit, ku vepronin njësit e armatosura të gueriles shqiptare me në krye me komandantin legjendar Sali Çekaj forcat policore me egërsirat më shtazarake të pushtuesve shekullor bënë bastisje dhe burgosje të anëtareve të familjeve të rezistencës. Edhe përkundër këtyre dhe shumë barbarive të tjera nuk arritën ta ngadalësojnë aktivitetin luftarak të grupeve të gueriles shqiptare në komunat e Deçanit.
Plagosja e dy policeve serb në Prekaz të Drenicës
Këto dhe shumë aksione tjera të suksesshme politike dhe ushtarake që i përmendem më lartë komandantin legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha i ngritën në kreun e figurave më të larta të kombit dhe historisë më të re të Kosovës të cilët në organizimin dhe fillimin e aksioneve të llojllojshëm kundër pushtetit serb gjithmonë ishte në kontakt të përhershëm me koordinatorin e të gjitha aksioneve të njësive guerile në Kosovë të ndjerin dhe të nderuarin e madh të kombit shqiptar dr. prof. Fehmi Aganin. Është për tu theksuar se Sali Çekaj bashkë me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe njerëzit tjerë të rezistencës një kohë të gjatë pas kalimit të kufirit shqiptaro- shqiptar vazhdimisht pushuan në kullat e mirënjohur të djelmoshave të rezistencës në fshatrat Voksh, Pobergjë, Drenoc, Beleg, Kodrali e lokalitetet tjera në komunën e Deçanit, ku me besnikërinë e madhe shqiptare u shoqërua komandanti legjendar Adem Jashari. Besnikërinë e madhe në mes këtyre grupeve dhe njerëzve të rezistencës me në krye me Sali Çekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë më së miri e shohim nga aksionet e shumta që i kryen me sukses kundër forcave policore dhe ushtarake që nga kufiri shqiptaro-shqiptar, komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit të cilat për një kohë të gjatë nuk u zbuluan. UDB-ja jugosllave në bashkëpunim me ndihmën e “shpirtrave të shitur” n ë regjionet e komunave të Podujevës, Drenicës, Deçanit dhe vende të tjera në Kosovë më në fund arritën me ra në gjurmë aksionit të shpërndarjes së armatimit dhe municionit në anë të ndryshme të Kosovës të cilat pa vonua shumë në të njëjtën kohë në të gjitha regjionet e Kosovës, e sidomos në lokalitetet, ku guerilë shqiptare ishte më aktive, filluan bastisjet e familjeve të rezistencës shqiptare, ku ndaj tyre përdorën barbari më të egra antinjerëzore të përcëlluara me bastisje, rrahje, burgosje të pa para...
Bashkëluftëtaret e rezistencës rrëfejnë për komandantin e tyre ...
Gjatë udhëtimeve tona neper disa shtete të Evropës perëndimore në Zvicër u takuam me bashke luftëtaret e të madhit Sali Çekaj- Saim Tahiraj, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën me të cilët e zhvilluam një bisedë mjaft interesant rreth veprës dhe rolit të komandantit Sali Cekajt në përgatitjen e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991- 1999 dhe vrasja e tij tragjike në Kosharen Legjendare që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk. Të flasësh për figurën e Sali Çekut është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse këtu kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet për gjithmonë një figurë poliedrike, shumëdimensionale e cila ngërthen në vetë të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund të gjinden të kompletuara te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Figura e Sali Çekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor ...
Të Sali Çeku- na tha ne vazhdim te bisedës Saim Tahiraj e gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili gjatë dekadave të fundit të jetës së tij diti në mënyrën më të veçantë t’i fus të gjitha në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e të madhit Sali Cekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencore, e cila do ta zbërthente tërë kompleksin e sajë nëpërmjet të cilit do të dali në pah e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës - qëllimshme nga elita e sotme totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndërtua nga shkelësit e historisë mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në maje te pushtetit. Aktivitetin patriotik Sali Çekaj e filloi në pranverën e vitit me 1981 me fillimin e demonstratat masive mbarë popullore në Kosovë. Këtë kolos e gjejmë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në komunën e Deçanit dhe Kosovës. Ai vihet në ballë të gjitha kërkesave mbarë popullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës.

Përgatitjet e para ushtarake kundër Serbisë


Po në këtë kohë Sali Çekaj ishte figura e parë në Kosovë që e emëroi grupin për miratuan statutin dhe rregulloren e kuvendit të komunës së Deçanit në frymën e kushtetutës së Kaçanikut ... Në këto momente strukturave udhëheqëse të pushtet të ish Jugosllavisë dhe Serbisë u ra në sy dhe vesh “aktiviteti armiqësor” i Sali Çekajt si sekretar i komitetit komunal të LK dhe grupit të rezistencës që punoni me ta në kuvendit të komunës së Deçanit dhe organizatat politiko- shoqërore të komunës së Deçanit dhe më larg të cilët pa vonuar shumë organet e pushtetit çetnik-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë i suspenduan nga vendet udhëheqëse të punës.
Kundërvimi pushtuesëve serbë
Pas pushimit nga puna Sali Çekaj me shokë një kohë të gjatë punuan ilegalisht kundër pushtetit çetnike-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Nuk vonoi shumë filluan burgosjet e para të aktivisteve të kësaj ane të cilët të paret në Kosovë iu kundërvunë pushtetit serbo-jugosllav në forma të ndryshme. Në këto momente kritike i madhi Sali Çekaj dhe strukturat tjera udhëheqëse të komunës së Deçanit për t’i shpëtuar kurtheve të cilën ia përgatiten inspektoret e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë në mesin e tyre kishte edhe “ shpirt të shitur të shqiptarëve”. Pa vonuar shumë Salih Çekaj emigroi në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Shtutgardit, ku bashkë me shumë shokë të rezistencës shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën dhe koordinatorin kryesor e të gjitha aksioneve politike dhe ushtarake në Kosovë prof. dr. Fehmi Aganin nuk e pushuan aktivitetin, e ngjeshur dhe me tempo të shpejtë u ngritën në lider të respektuar në aktivitetin politik dhe atë ushtarak. Nga kjo kohë të gjithë këta punuan me një përkushtim të madh në Zyrën LDK-së në Shtutgard dhe Cyrih të cilat ishte nyja kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës. Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake i cili që atëherë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila punonte në ekzil, ku kishte marrë instruikcione nga njerëzit e Qeverisë për fillimin e përgatitjeve të para ushtarake bashkë me shumë bashkëluftëtarë të besueshëm të çështjes kombëtar të cilën më së miri e ilustrojnë fotografit e kamerës sonë. Punë e madhe në këtë kohë u bë edhe në organizimin e formacioneve të armatosura të njësive të gueriles shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovë. Kur jemi këtu nuk mundemi të kalojmë pa e përmendur kontributin e madh të katër shtyllave kryesore të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit Sali Çekajt, në Regjionin e Drenicës komandantin legjendar Adem Jasharin dhe në regjionin e Llapit, Zahir Pajazitin, dhe Ahmet Hoxhes në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit. Këta katër martirë dhe shumë martirë të tjerë anë e kënde Kosovës punuan ditë e natë në përgatitjen e luftës kundër pushtetit çetnik-komunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë në një anë dhe në anën tjetër me suksese në këto tri regjione u realizuan aksionet e para të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe dhe në të njëjtën kohë me sukses i udhëhiqen formacionet e armatosura të njësive guerile kundër forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë të cilët vazhduan luftën e hapur fyt për fyt dhe gjoks për gjoks deri sa ranë heroikisht në vijën e parë të mejdanit.
Hyrja e tridhjetë e katër vetave në Kosovë të armatosur deri në dhëmbë
Sali Çeku me shokët e rezistencës i pari e përpiloi planin ushtarak për fillimin e përgatitjeve për luftën çlirimtare kundër pushtuesit çetnik-komunist në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i cili për një moment nuk kishte mundësi realizimi. Këtu ndikim dominues pati diplomacia amerikane e cila urgjentisht nga udhëheqësit e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kërkoi që menjëherë të ndërpriten përgatitjet për fillimin e luftës në një anë, kurse në anën tjetër në asnjë mënyrë mos të hyhet në konflikt me forcat ushtarake dhe policore të shtetit serb dhe atij të ish Jugosllavisë. Në anën celulat e para të njësive guerile pasi në këtë kohë në Shqipëri kishin ardhur gjashtëdhjetë vullnetarë3 të rezistencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa deri nga Amerika e largët. Kështu pa vonuar në Burrel dhe në malin Dajti u liruan objektet ushtarake të cilat kryesisht u përdorën për vendosjen dhe përgatitjen e gjashtëdhjetë djelmoshave vullnetarë që kishin ardhur nga shtetet e Evropës, Amerika e largët, Maqedonia, Kosova Lindore dhe viseve të tjera...Mirëpo, ndërkohë erdhi lajmi mos të nisen në kohën që ishte caktuar, sepse rreth kufirit kishte koncentrime dhe lëvizje të mëdha të forcave ushtarake dhe policore serbe dhe jugosllave, e sidomos rreth kufirit në Zonën e regjionit të Rekës së Keqe deri në Junik dhe fshatin Pobergjë. Kështu Sali Çekjat e shtyri hyrjen e njësive të rezistencës në Kosovë për një kohë të shkurtër, dhe e ndërroi vijën e rrugës nga Shqipëri në drejtim të Kosovës. Gjatë këtyre ditëve punë të madhe në formimin e bërthamave të para të rezistencës shqiptare bënë Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Zahir Pajaziti i cili për fat të keq u vra nga dora kriminale serbe forcat serbe. Në këtë kohë shumë të vështira organizimi rezistencës shqiptare iu besua heroi kombëtar Sali Çekajt i cili ishte i vetmi që posedonte me njohuri ushtarake si oficer rezervë i cili kishte njohuri rreth pikave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas... Komandanti legjendar shumë pak u respektua në vitet e fundit në Kosovë si njeri i qetë, serioz, i besës dhe njeri prej intelektualeve i cili shumë mirë dinte së çfarë duhet bërë për Kosovën. Sali Çekaj pas tridhjetë ditësh ushtrimesh intensive të gjashtëdhjetë ushtarëve, sa ishin në grupin e dytë, vetëm tridhjetë e katër prej tyre me shtatëdhjetë e pesë kallashnikovë, municion dhe bomba dore para nisjes për Kosovë. Në këto momente të vështira Saim Tahiraj bashkë me Xhemail Berishën e ndjerë udhëtuan për në Kosovë me detyrë për të vëzhguar dhe siguruar udhëtimin e tridhjetë e katër ushtareve të rezistencës shqiptare për në Kosovë.

Pse e mbuloi pluhuri i harresës të madhin Sali Çekajt dhe shokët e tij?! ...


E tërë kjo është bërë me të vetmin qellim që në Kosovë të vazhdohet rruga e manipulimeve historike, të cilën qe njëmbëdhjetë vjet disa politikanë e ndërtuan karrierën e tyre, të cilët sot qëndrojnë në kupolat më të larta udhëheqëse në Kosovë. Ketë e ilustron thënia e ish presidentit Rugova : “I frikohem hakmarrjes komuniste e cila nuk mund t’i çrrënjosë bindjet totalitare dhe ajo në Kosovë na ndodh”.
Hasan Hasanramaj

Ne, shqiptarët jemi mësuar që njerëzit e mëdhenj t’i njohim vetëm nëpërmjet librave të historisë dhe tregimeve të pleqve. Por në dekadën e fundit edhe komandantët legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha dhe shumë të tjerët të cilët nuk janë njerëz të legjendave, por të thjesht, e të natyrshëm si të gjithë të tjerët. Këto figura madhore të rezistencës shqiptare asnjë herë në jetën e tyre nuk vrapuan për të zënë vendin që e merituan. Asnjë herë nuk bënë garë të pandershme që të shkruajnë historinë ashtu si nuk ishte. Këto shtylla të rezistencës shqiptare në Kosovë me mund, me mençuri, guximin, trimëri tërë jetën u bënë pjesë e historisë së Kosovës, për çka ata që ishin me ta duhet të flasin dhe të shkruajnë për atë që bënë në historinë e Kosovës. Andej, këto figura madhore historike nuk mund të margjinalizohet e as të keqpërdorën nga individët dhe grupet partiake dhe mafioze për përfitime të tyre politike dhe ushtarake të cilët pjesën më të madhe të kohës gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve pak punuan për të mirën e Kosovës, por më shumë për interesa të tyre karrieriste.
Kush po mundohet ta mohojë aktiviteti e figurave të rezistencës shqiptare?!...
Si të gjithë të tjerët edhe këto figura madhore historike e deshën jetën, ndoshta më shumë së të tjerët, të cilët herët e kishin kuptuar së nuk mund të jetohet dhe as të gëzohet njeriu pa liri, për çka edhe ranë fli... Kombit shqiptar gjatë njëqind e tridhjetë e tri vjetëve kurrë nuk i kanë mungua individët dhe grup e shquara, të cilat në vazhdimësi me të gjitha forcat që i ka pas kanë bërë rezistencë heroike për çlirimin e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit e egër shekullor. Në këtë rezistencë nuk ka munguar edhe rezistenca e familjeve nacionaliste të cilat në shekullin e fundit janë shquar për Atdhe dashuri si dhe sakrificën për te. Periudha kohore që nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878 e deri në luftën e fundit dhe më parë mbi popullatën e pafajshëm shqiptare në regjionit e Rrafshit të Dukagjinit, Kosovës dhe trojet tjera shqiptare është intensifikuar një represion i përgjithshëm antishqiptarë, me një qëllim të likuidimit fizik të burrave të Lëvizjes kombëtare shqiptare të te gjitha moshave një anë, kurse në anën tjetër zhvendosjen e tyre nga trojet e tyre stërgjyshore... Edhe përkundër barbarive të pa para burrat e rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri dhe trojet tjera shqiptaret në të gjitha frontet, ku murrën pjesë që nga Spanja, Shqipëri e deri në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni rezistuan me armë në dorë, ku treguan një trimërinë të pa parë në një anë, kurse në anën tjetër lanë përshtypje të madhe... Burrat e rezistencës shqiptare dhe përkrahësit e tyre edhe përkundër faktit së e dinin së forcat e armikut shekullor ishin shumë më të forta për kah numri forcave ushtarake dhe të armatimi, asnjë herë nuk e pushuar rezistencës kundër robëruesve shekullor turk dhe sllav dhe të tjerë. Andaj, aktiviteti i tyre luftarak kishte një orientim konsolidim e idesë çlirimtare e cila u kurorëzua më sukses në fund të gjysmës së parë të vitit 1999, kur një herë e përgjithmonë nga trojet tona stërgjyshore të djegura, të shkrumbuara, të masakruara një herë e përgjithmonë u larguan forcat e armikut shekullor... Kësaj radhe në fejtonin tonë do të bëjmë fjalë për rrugën atdhetare të komandantit legjendar Sali Çekajt dhe bashkëluftëtaret të mirënjohur në Rrafshine Dukagjinit, Drenice, Llapit dhe regjioneve të tjera anë e këndë Kosovës dhe më larg, të cilët në kohen më të vështira dhe më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit dhe deri në luftën e fundit nuk pushuan së vepruari me aktivitete e tyre atdhetare... Nga fshatrat e komunës së Deçanit, Drenicës, Llapit dolën edhe celulat e para të UÇK-së me në krye me Sali Çekajt, Adem Jasharin, Zahir Pajazitaj, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë.
Sali Çekajt nuk u larguan nga rruga gjysheve dhe stërgjysheve të tij...
Komandanti i parë legjendar i grupeve guerile të UÇK-së n[ rrafshin e Dukagjinit - Sali Çekaj rrjedh nga një familje me traditë patriotike, e cila dekada më radhë rezistoi në forma të ndryshme kundër forcave pushtuese shekullore e cila si e tillë ishte në shënjestër të përhershëm të pushtetit serb. Në vitin 1913 Salih Çekajt iu vra gjyshi Dervish Çeku. Ky nacionalist asnjëherë nuk u largua nga rrugët të cilat i kishin nisur gjyshet dhe stërgjyshet e tij... Sali Çekajt që nga ditët e hershme të rinisë asnjë herë nuk iu nënshtrua robërisë çetnik-komuniste. Sali Çekajt- qysh në bankat e gjimnazit “ Vëllezërit Frashri” në Deçan u tregua si djalosh i qet, i tërhequr, i vendosur dhe i mençur në aksione... Pas kryerës së fakultetit juridik dhe at ekonomik në Prishtinë Sali Çekajt bashkë me luftëtaret e tij duke e parë së vendlindja e tyre kishte nevojë për profilin e juristit dhe ekonomistit u kthye dhe u punësua në Gjykatën Komunale në Deçan, ku në fillim si gjyqtar, e më vonë si kryetar i Gjykatës, Sekretar i komitetit komunal të Lidhjes komuniste.. Në Gjykatën komunale Salihu si kryetar i Gjykatës me juristet e nacionalitetit serbo-malazias u përball me një luftë të ashpër. Ai si komandat i pare i njësive te gueriles të UCK-se në të gjitha nivelet në komunë serbet edhe pse ishin pakicë dominofshin dhe komandofshin në të gjitha fushat?! Mirëpo, Sali Çekaj me shokët e punës nuk ua vuri veshin shumë dhe kështu Gjykata komunale dhe kuvendin e komunës së Deçanit ishin seli e aktiviteteve nacionaliste, gjë e cila u ra në sy dhe vesh qeveritareve serbo malazias . Sali Çekajt edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme nuk i përfillen normat e punës dhe ligjet të pushtetit serb.

 
Veprimtaria Kombëtare e Salih Çekaj-Veterani  
                                Nga Milazim Maraj
19. Prilli është ditë që në vete mbanë dy kujtime të përmotshme.
19. Prilli dita e rënjës së  heroit të Kosovës Sali Çekaj – Veterani -dhe dita e veteranëve të luftës së Koshares. Kjo ditë sikur edhe” Ditët tjera të shqipes” mbërthehet në kujtimet tona  nga dy forca të kundërta që në kundërshtim  ushqejnë njëra tjetrën. Forca e dhembjes dhe e mungesës së Sali Çekajt në njërën anë dhe forca e krenarisë që e kishim dhe ishim më te, në anën tjetër.
     Zonja dhe zotëri , Sali Çekaj ishte figurë poliedrike, që është vështirë të përcaktohet  së në cilën fushë shkëlqente më shumë. Të personaliteti i Salihut i gjejmë të gërshetuara  vlerat tradicionale të vulosura nga oda dhe fjalët e urta shqiptare, dhe cilësitë moderne të fituara nga studimet dhe kontaktet më njerëz të ngritur si dhe përvoja e punës në politikë dhe diplomaci.
     Cilësitë e larta prej humanisti dhe gatishmërinë për të luftuar për lirinë e popullit të vet. Aftësitë për të identifikuar dhe artikuluar shpejt  kërkesat e masës dhe për të dhënë këshilla dhe sugjerime për dalje nga kriza. Kishte vizion  për ndërtimin e strategjisë për shtigje të gjata ,por edhe vepronte  konkret  për dizajnim  korrekt  të detaleve të kësaj strategjie, për të mos dal  jashtë kornizave të kohës dhe hapësirës.
     Përcaktimi i Sali Çekajt në mbrojtjen e popullit të vet ishte traditë familjare e trashëguar nga Bëlleja dhe Bërliqi . Veprimet e tija patriotike ishin në përputhje  më kohen. Ai  kishte qëndrim stabil  dhe nuk rrëmbehej nga situatat. Kur shqiptaret u nisën nga Deçani për të përkrahur minatorët e Trepçës ai i përkrahu.
     Kur erdhën komiteti nga Beogradi për të dënuar lëvizjen popullore të shqiptarëve të Kosovës ai nuk u hamend por mbrojti  shqiptaret.” Populli jonë ka të drejt”, tha Salihu.” Ky popull më vet sakrificë dhe në formën më demokratike po mbron të drejtat e veta elementare”. “Unë nuk kamë qëndrim  tjetër për veç qëndrimit të popullit për të mbrojt të drejtat e tyre legjitime dhe këtë qëndrim e përkrahu në tërësi”.
     Kur u themelua LDK dhe në krye të këshillit nismëtarë u zgjodh Dr. Ibrhim Rugova, Salih Çekaj i  ftoi qytetarët e Deçanit  me këto fjalë: “Braktisni lidhjen socialiste dhe komuniste, anëtarësohuni në Lidhjen Demokratike të Kosovës . Është koha të punojmë për vete, pa tutelën e Beogradit”. Kur po përgatitej Kuvendi i Kosovës, Sali Çekaj inkurajoj shokët e vet delegat që të  hartonin dhe  shpallnin Deklaratën e Pavarësisë.
Pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut Sali  Çekaj më  Rrustem Bruqin dhe shokët e vet jurista  hartuan statutin e komunës në bazë të kushtetutës së Kaçanikut. Deçani ishte Komuna e vetme në Kosovë që kishte statutin, që përfaqësonte interesat e popullit të vet.
     Për shkak të aktivitetit të tij të dendur patriotik, prokuroria serbe kishte lëshuar fletë arrest për Sali Çekajn .UDB dhe milicia e kërkonin pa ndërpre. Në mungesë të Salihut ata arrestonin vëllanë e tij  Musën e rrahnin , torturonin . Tash më e kishte të pa mundshme të qëndronte dhe vepronte legalisht në Kosovë.
     Por,  ai nuk u dorëzua.
     Në vitin 1990 filluan nismat e para të mbrojtjes së Kosovës. U themeluan shtabet komunale të mbrojtjes.  Pas themelimit të SHPM,Komandanti i shtabit Mr. Hajzer Hajzeraj së bashku më zëvendësin e tij  për siguri dhe informim Ramë Maraj patën takim më ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë z. Halil Hyseni dhe më vonë më pasardhësin e tij z. Perikli Teta . 
     Në këto takime morën vendime të përbashkëta si vijon:
    1.Stërvitja ushtarake e të rinjve të Kosovës në Shqipëri,
    2. Që stërvitjen fillimisht ta bëjnë ekspertët ushtarak të Shqipërisë,
    3. Të sigurohen armët dhe mjetet tjera për luftë,
    4. Deponimi i këtyre armëve të behët në kufi më Kosovën dhe për këtë u parapanë vendet  strategjike
    5. Më urdhër të fillohet më bartjen e armëve në Kosovë.
     Pas përgatitjeve të  para  të nevojshme,  në vitin 1991 Salihu u  inkuadrua menjëherë dhe më grupin e parë shkoi në Shqipëri  ku së bashku më Heroin e  Kosovës  Zahir  Pajaziti themeluan qendrën e parë stërvitore për përgatitjen e ushtrisë së Kosovës,  fillimisht për luftë guerile e më vonë u formuan formacionet tjera  të rregullta luftarake. Pas një muaj Sali Çekaj,  Adem  Jasharaj,  Zahir  Pajaziti  më 34 shok të uniformuar  dhe të armatosur kaluan kufirin dhe futen në Kosovë duke sjellë armatim edhe për 40 luftëtarë të tjerë. Luftëtaret e grupit të parë ishin nga Deçani,Skenderaj,Podujeva Prishtina,Mitrovica, F.Kosova, Tetova, Kumanova dhe Shkupi.
     Më vonë këtë rrugë e kanë ndjekur  edhe luftëtarë nga komunat dhe viset tjera. Këtë rrugë në këtë mënyrë dhe më të njëjtin qellim Salih Çekaj e ka bërë tetë vite pa ndërprerë. Për  Salihun nuk kishte punë të vështirë apo që duhet ta kryej dikush tjetër, shpesh thoshte” kur mundëm  ta bëjë vet pse të pres dikë tjetër?”
     Po në këtë vit  në Shtutgard të Gjermanisë Salihu  ftohet nga komandanti i SHPM  të Kosovës , magjistri i shkencave ushtarake z. Hajzer Hajzeraj dhe emërohet koordinator i  SHPM  për diasporë. Ngarkohet më detyrën për regjistrimin dhe mobilizim të eprorëve shqiptarë që e kishin braktisë armatën Jugosllave dhe gjendeshin jashtë atdheut si dhe të mbante lidhje të vazhdueshme më qendrën për mbrojtjen e Kosovës të vendosur  në Tiranë dhe të udhëhequr nga zëvendës komandanti i SHPM të Kosovës Ramë Maraj. Në vitin 1994 Salihu bashkë më shokët e tij kishte sjell nga Zvicëra një sasi armatimi dhe pajisje lufte .Tek po ktheheshin, kombibusin e mbushen më material propagandistik për Kosovën, të përgatitur nga QIK Instituti i Historisë. Në të hyrë në Zvicër policia zvicerane e arrestojnë Salih Çekajn  për shkak që nuk kishte dokumentacion udhëtimi të rregulluar. Këshilli i jon i informimit nga Zvicera lajmëruan zv. Komandantin për siguri dhe informim SHPMK z.Ramë Maraj i cili qendronte në Tiranë. Lajmeroi  edhe zyra e LDK nga Gjermanija në përfaqësinë e Kosovës në Tiranë të shefi i zyrës z. Anton Kolaj. Të dy këto qendra u angazhuan. Kërkuan nga kabineti i Presidentit  Salih Berisha që të përdor ndikimin e tij që Salih  Çekaj  të mos kthehet në Beograd.
     Situata ishte serioze,ambasada jugosllave po bënte presion që Salihu të ekstradohej në Beograd nga së për te ishte lëshuar një fletë arrest.  Pas një ore u njoftuam që do të na pranoi ambasada zvicerane dhe së me ne do të vije personalisht  kryetari i parlamentit Z. Pjeter Armnori. Pritja ishte shumë e ngrohtë, dhe miqësore. Ambasadori pasi që telefonoi në Zvicër nga një zyrë tjetër  u kthye në zyrën ku ishim dhe më një buzëqeshje dhe iu drejtua Kryetarit Arbnori më këto fjalë:” Z,Kryetar miku i juaj nesër do të kthehet në Tiranë.
     Të nesërmen  Salihu zbriti në aeroportin e Rinasit.
Zonja dhe zotri!
     Toleranca funksionale e Salihut ishte një dhunti tjetër e personalitetit të tij. Ai reagonte matur,  nuk demoralizohej  edhe kur punët nuk shkonin  mirë edhe kur  pengesat vinin nga  ata që  ne pritnim përkrahje dhe ishin të pa arsyeshme,edhe kur kërkonim municion  të kalibrave të ndryshëm e pranonim bomba dore. Edhe kur  buka e gojës na mungonte ai heshte ose më një zë të ulët thoshte: “ kushte lufte janë këto”.
     Pas vrasjes së Zahir  Pajazitit për të cilin kishte shumë respekt ai ndër të tjera thoshte:” Është humbje shumë e madhe, do ta na mungoi shumë  por vdekja në detyrë për çlirimin e atdheut nuk është vdekje”.                          
     Pas sakrificës  më madhështore që e njeh historia e Ballkanit dhe një lufte më të pa barabartë dhe të ashpër  në Prekaz , ku luftonte Adem Jashari më familjen e tij, kundër një ushtrie të njohur për masakra. Luftë kjo që i tregoj Serbisë dhe botës së rrënjët tona  as për se vdekuri nuk shkulen nga ky truall.
    Salihu për  9 (nëntë) ditë rresht qëndroj në familjen Jasharaj.
    Tek po ktheheshim nga ngushëllimet Salihu tha:”Kjo humbje kompensohet vetëm më lirinë e Kosovës sepse vetëm për këtë është bërë e terë kjo sakrificë. Ne që jemi gjallë duhet ta bëjmë”.                           
    Energjia fizike e Sali  Çekajt  burim të pa shterrshëm  e kishte motivin për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë  e Kosovës.
    Ai  nga Shqipëria udhëtonte i ngarkuar, aksionin e planifikuar në Kosovë e kryente me sukses,pas 45 orëve ishte në Bon të Gjermanisë në një mbledhje të LDK dhe ftonte shqiptaret për aksion te përbashkët. Apelonte për unitet,punë ,bashkëpunim, mirëkuptim dhe solidaritet  për Kosovën ton.                                                                                                                                            
     Ishte veprimtar i inkurajuar nga Dr, Ibrahim Rugova dhe në çdo situatë të rëndë  përmendte porosinë e ti :“Ne nuk kemi pushkë për shqiptar”.
    Ishte   student i Dr. Fehmi Aganit” dhe mbante në kujtesë porosinë që na e kishte dhenë:”Kemi nevojë për djem që punojnë shumë, jo për asi që flasin shumë”.
    Kudo që qëllonte Salihu krijonte atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
    Pas ribërjes së shtabit të mbrojtjes, Salihu bashkëpunoi ngushtë më komandantin SHPM kolonel  Ahmet Krasniqi , i rreshtuar në Br. 134 ku së bashku më Kolonel Tahir Zemajn mori pjesë aktivisht në përgatitjen dhe armatimin e Brigadës si dhe në luftën e famshme të Logjes,  luftë kjo që e detyroj ushtrinë serbe të braktis kazermën në Pejë.
     Pas kthimit në Shqipëri  Salih  Çekaj ,Agim Ramadani, së bashku më pjesën tjetër të komandës së këtyre dy brigadave 131,134 dhe batalionit diversant vëzhgues formuan “ GO3”,grupi operativ .
     l gëzuar për këtë akt të rëndësishëm Agim  Ramadani tha: “Kur pushkët bashkohen krismën e kanë më të mirë”.  Në këtë takim u  murr  vendimi për  komandën “Pas meje”, komandë kjo e jashtëzakonshme për luftërat në botë por e domosdoshme për luftën në Kosovë. E terë komanda e këtij grupi ishte e vetëdijshme se kjo formë e komandimit  kursen ushtarët, dhe sakrifikon komandantet. Por, kur ushtarit i prinë komandanti i vet  ai, i gjallë nuk ndalet.  Ky akt tregon përkushtimin e komandës “ GO3” për lirinë e Kosovës dhe respektin që këta  komandantët kishin  për ushtarin e vet. Qendra stërvitore u themelua në Papaj më vonë në Babinë,Padesh, Rragam etj. Ushtrimet ishin profesionale, intensive dhe më program të shkurtuar. Aksionet nga këto qendra   ishin efikase dhe të  pa ndërprera.
     Komandant për moral ishte Sali Çekaj-Veterani.
     Besimi në komandantet e tyre, në shokët e luftës,në armët që mbanin ishte ngritur në nivel. Përgatitjet,për luftë frontale dhe format  tjera të luftës  kishin arritur kulmin, pritej vetëm komanda për sulm për të hequr kufirin në mes të shqiptarëve. Dita “D” ishte 9 Prilli.
    Zonja dhe zotëri!
    Mëngjesi i 9(nëntë) Prillit filloi më orkestrën e zjarrit të koordinuar. Në radiolidhjet tona dëgjohej  komanda profesionale, pa panik  por më entuziazëm . Gjokeri, Katana ,Veterani, Llakilluki,Noti,Karragaqi, Bjeshka,Herifi ,Kulla, Berti, Dagllasi, Bresheri,  327.etj,në radio lidhje komandohej me nofka.
    Komunikimet ishin të shkurtra dhe përfundonin më refrenin shkëlqyeshëm.
    Dita 10. prillit ishte ditë gëzimi dhe krenarie. Karakolli ushtarak i Koshares ishte në duart tona. Flamuri kuq e zi valonte në Karakoll. Katana dhe Noti i dërgojnë trofe lufte komandantit  të Brigadës Rrustem Berisha flamurin serb. Autoblinda e armikut,ishte në pozicion më rrotat kah qielli, kamionet ushtarak të armikut më ushtar dhe material kishin përfunduar në përroin e Kosharës. Armët,municioni,  makinat  dhe pajisjet tjera luftarake që mbetën në karakoll, tash më shërbenin  për ne.Në Rrasë të Kosharës komandonte Veterani.                                                                                                                                            
    Dita e 11. Prillit përkundër çlirimit të territoreve tona të okupuara ishte ditë e dhembshme.  Rënjën e Agim Ramadanit-Katanës , Salihu si dhe bashkëluftëtarët  tjerë  e përjetuan  rënd. Ushtarët fillimisht këtë nuk e dinin. Ai u betua se aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe i dëshmorëve të tjerë nuk ka për të shkel  më këmbë e armikut. Betohemi brohoritën të gjithë.
    Lufta po vazhdonte më suksese të mëdha por  jo edhe pa dhembje të mëdha. Për çdo ditë çlironim pjesë të reja të atdheut ton të shtrenjtë, por  edhe për çdo ditë sakrifikoheshin shokët tonë të shtrenjtë. Themelet e lirisë po ndërtoheshin mbi gjakun dhe jetën e tyre.
   Jeta dhe amshimi tash më ishin një.
   Në mëngjesin e 19  Prillit kishte filluar një ofensivë e fuqishme e armikut. Ata po luftonin për të  i ri okupuar territoret tona tash më të lira. Kishim pak ushtar.
    Komandant Bjeshka kërkonte përforcime. Rreth orës 1000 erdhi në përforcim komandant Salihu-Veterani  ai kishte edhe dy ushtar më vete.”Ku kanë hyrë? pyeti” as kund komando, po bëjnë presion në zonën “A”. Ku është bjeshka? Në zonën “A”.
   Në vijë të zjarrit, unë pra po shkoi atje, më shtrëngoi dorën shumë dhe shkoi. Lufta vazhdoi pa ndërprerë deri në ora 1800. Tërë ditën luftë,  armiku pësonte humbje në njerëz dhe në teknikë. Gjatë tërë ditës përgjuam tek po thërrisnin për ndihmë,përforcime më njësi elite kërkonin ( hipokrat) kështu i quanin mjekët në komunikim sekret serbet. Kishin shumë të vrarë dhe të plagosur. Kuja e tyre dëgjohej edhe pa radiolidhje. Distanca e luftës ishte shumë e vogël.
    Rreth orës 1700 u ndërpre lidhja jonë, Veterani nuk përgjigjej, terri po bije mbi Rrasën e Kosharës. Lufta vazhdonte.  Më vonë kuptuam  realitetin e ri dhe të hidhet  Sali Çekaj nuk ishte më në mesin ton. Ai më shpirt kishte udhëtuar të Agimi, Ademi, Zahiri,dhe shokët tjerë dëshmor, por trupin e kishte në Rrasë të Kosharës.
  Në vijë të zjarrit.
   Ai po vazhdonte edhe dy ditë pas vdekjes të qëndronte në luftë, më shokët e tij të kësaj bote, sikur nuk po i mjaftonte jeta për të mbajt premtimin “së aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe luftëtarëve të tjerë nuk ka për të shkel këmbë e armikut”.
Lufta për tërheqjen e Sali Çekajt vazhdoi dy ditë. Ai u tërhoq më  luftën e pa ndërprerë të shokëve të tij, nëpër flakë të pushkëve trupin e Salihut  e tërhoqi  Hysni Ramaj “Raketa,”  dua të theksoi së gjatë këtij aksioni u plagua bashkëluftëtari jonë  Xajë Qela. Operacionin  luftarak për tërheqjen e trupit të Veteranit komandoi vet komandanti i batalionit të II, Bjeshka.
    E nderura familje Çekaj ,të nderuar të pranishëm  jam i bindur që më një fjalë rasti nuk përshkruhet veprimtaria e Heroit të Kosovës Salih Çekaj “Veterani”. 
   Për këtë duhet të shkruaj historia. 
    Andaj më lejoni që këtë fjalë rasti ta përfundoj më një thënjë të Salihut:” Për Kosovën tonë të bukur dhe popullin e sajë të mrekullueshëm ju ftoj të dilni nga vetëvetja”.
   Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Salih Çekaj. 
   Zoti e bekoftë Salih Çekajn  dhe të gjithë  dëshmoret e Kosovës,
   Zoti e bekoftë Kosovën tonë të bukur dhe të shtrenjtë.
   Zoti e bekoftë Shqipërinë.
   Zoti e bekoftë SHBA dhe të gjithë  miqtë tonë që na përkrahen në luftën tonë çlirimtare.